Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, Bexheti: Nuk e përkrahim propozimin e Mickoskit

03.06.2025 12:54

Vendosja e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve...

Vendosja e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nën kompetencën e  Ministrisë së Drejtësisë, si zgjidhje afatshkurtre nuk do të përkrahet nga BDI.

Blerim Bexheti nga “Fronti Evropian” thekson se do të humbet statusi juridik i inspektoratit, që buron nga ligji për gjuhët dhe përgjegjësia është mbi shumicën parlamentare, që të mos cenohet kompetenca e këtij inspektorati.