Tetovë, është përuruar një pjesë e rrugës “Murat Bafqari”

03.06.2025 14:27

Më në fund është përuruar dhe lëshuar në qarkullim...

Më në fund është përuruar dhe lëshuar në qarkullim një pjesë e rrugës “Murat Bafqari” në Tetovë, e cila komunës i ka kushtuar pesë milionë denarë. I pari i Tetovës,  Bilall Kasami, tha se me këtë investim tani kjo rrugë është e kompletuar me gjitha standardet rrugore.

“Bëhet fjalë për të gjitha fazat e investimit, me kanalizim atmosferik, rrjetin e ujësjellësit, asfaltimin e rrugës, trotuaret. Është investim rreth 5 milionë denarë, me çka përfundimisht edhe këtë segment të rrugës “Murat Bafqari” e përfundojmë me të gjitha nishanet e një rruge.”, - theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe në Tetovë presin edhe shumë rrugë dytësore për intervenim, siç është rruga “Borçe Koçovski”, rruga 146. Në gjendje më të vështirë vazhdon të jetë rruga “A.J. Zhurçin”, të cilës iu larguan kalldërmet për t’i vendosur të njëjtat tek rruga e Butiqeve. (Visar Sadiki, TVM2)