Maqedoni

Shkolla në Nerovë, MASh-i filloi procedurën për statusin e shkollës

03.06.2025 16:14

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar procedurën rreth statusit...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka filluar procedurën rreth statusit të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të komunës së Krushevës.
 
MASh-i informoi se nga kryetari i komunës së Krushevës janë kërkuar informacione plotësuese rreth statusit të shkollës, ndërsa gjatë ditës së nesërme ekip i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shkojnë për të shqyrtuar nga afër çështjen.
 
“E ardhmja e të ashtuquajturës "Shkollë e Re" është ndërtim i egër . Të dimë nëse është e ndërtuar në bazë të standardeve .Nuk e dimë çfarë materiale janë përdorur dhe ky do të jetë problem serioz. Por, ajo që mund ta bëjë Ministria e Arsimit dhe Shkencës është të realizojë mbikëqyrje të shkollës së vjetër dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat për infrastrukturë të mirë në të cilën do të mësonin gjeneratat dhe nxënësit e ardhshëm. Nëse është i nevojshëm, rikonstruimi i asaj shkolle ajo do të bëhet.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Jnevska.
 
Mbi 120 nxënës të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të komunës së Krushevës, për shkak të kushteve të papërshtatshme për mësim, kërkojnë legalizimin e objektit të ri shkollor të ndërtuar nga banorët e fshatit.
 
FLORIJE KAMBERI