Kosova dhe Shqipëria, bashkë në Kanë

14.05.2015 12:15

Në edicionin e 68-të të festivalit të Kanës, i cili filloi dje, Kosova dhe Shqipëria ndajnë një stend të përbashkët prezantimi...

Drejtori i QKK-së të Shqipërisë, Ilir Butka ,  tha se ky prezantim i përbashkët nuk ka për qëllim vetëm promovimin e kinematografisë shqipatre, por mund të konsiderohet si një oportunitet për të identifikuar studiot ndërkombëtare kinematografike që janë të interesuara për realizimin e ko-produksioneve me Shqiperinë dhe Kosovën.

Ndërsa drejtori i QKK¬së të Kosovës, Arben Zharku u shpreh shumë I  kënaqur që Tirana dhe Prishtina po ndan  edhe në Kanë hapësirën e përbashkët dhe bashkë me ta kemi mundësinë t’i prezantojmë veprat më të reja të kinematografisë sonë.

QKK në Kanë do të prezantohet me filmat më të ri të përfunduar. Do të promovohen filmat e metrazhit të gjatë, të shkurtër, dokumentar e animacion. Gjithashtu do të promovohen edhe filmat e studentëve të cilët QKK i ka mbështetur në bazë të marrëveshjes mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Fakultetit të Arteve.

Gjatë kësaj kohe gjithashtu do të ketë takime me institucione të filmit, fonde të filmit dhe do të bëhen disa marrëveshje.