Maqedoni
Mickoski: Ekonomia po përparon, radhitemi në vendin e katërt
03.06.2025 17:13
Rritja e PBV-së në tre tremujorët e fundit prej 3 dhe mbi 3 për qind e pozicionon...

Rritja e PBV-së në tre tremujorët e fundit prej 3 dhe mbi 3 për qind e pozicionon ekonominë maqedonase në vendin e katërt pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë, thonë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe Eurostat-it, Kryeministri Mickoski theksoi se kjo rritje nuk është vetëm një numër, por një meritë e stafit që vendosi të qëndrojë në vend dhe të luftojë të gjitha sfidat.
Тë rinjtë krijues, inxhinierët profesionistë, fermerët që po luftojnë ndryshimet klimatike dhe nuk po dorëzohen, inovatorët e IT-së, gratë sipërmarrëse, pra reformat po japin rezultate gjithashtu. PBV-ja mesatare në Eurozonë është 1.4 për qind.
“Kjo rritje nuk është vetëm një numër, janë fabrika të reja, makineri dhe kontrata të reja, paga të reja, shpresë e re. Këto janë familje që do të kenë më shumë siguri, këta janë të rinj që shohin një arsye për të qëndruar dhe për të luftuar këtu në vendin e tyre. Nëse duam që në vitin 2030 të jemi edhe më lart në shkallën ekonomike evropiane, duhet të ruajmë mesatare që do të jetë më e madhe se katër për qind. Natyrisht, kjo nuk varet vetëm nga parametrat tanë të brendshëm, kjo varet shumë edhe nga faktorët e jashtëm. Duke pasur parasysh që mesatarja në kuadër të Bashkimit Evropian është 1.4 për qind, atëherë mund të themi se ne jemi dy e gjysmë herë mbi atë mesatare, ndërsa në eurozonë është 1.2 për qind.”, - deklaroi kryeministri, Hristian Mickoski.
