Zhvillimi i punës së muzeve me ndryshimet e propozuara të Ligjit për muzetë
Muzeu i arteve bashkëkohore dhe Muzeu arkeologjik ta marrin statusin e institucioneve amë të muzeve dhe vendosjen e sistemit të vetëm të standardizuar në librat për evidentimin e muzeve, janë pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për muzetë të cilat i ka propozuar Ministria e Kulturës...

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska duke e elaboruar vendimin e propozuar ligjor në debatin e sotëm publik në Komisionin kuvendor për kulturë theksoi se ndryshimet janë rezultat i analizave të bëra me të cilat pritet se do të zhvillohet puna e muzeve, sferë e cila, thotë, në mënyrë të pashkëputshme duhet të jetë pjesë e planeve zhvillimore në kulturën e Maqedonisë.
"Ndryshimet e ligjit të cilat i propozojmë do të mundësojnë zhvillimin e veprimtarisë së muzeve te ne që do të kontribuojë muzetë ta përhapin misionin e tyre tradicional dhe t'u përgjigjen nevojave të rritura intelektuale të vizitorëve. Zhvillimi i muzeve është i nevojshëm", tha Kançeska Milevska.
Ajo përmendi se me ndryshimet parashihet edhe vendosja e obligimeve që të gjitha muzetë të kryejnë kontroll paraprak të origjinës së materialit të muzeve dhe artefakteve të muzeve dhe të sigurojnë dëshmi për pronësinë e artefakteve si dhe deklaratë të nostrifikuar në noter se artefakti nuk vjen nga gërmime të palejuara dhe të pakontrolluara, vjedhje, eksport dhe import i palejuar apo vepra të tjera kundërligjore.
