OKB-ja voton për armëpushim të përhershëm në Gazë

04.06.2025 12:14

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për një rezolutë të re që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gazë, si dhe për qasjen e pakufizuar të ndihmave humanitare në rajon.

Rezoluta përfshin kërkesën që të gjitha palët të respektojnë pa kushte ndalimin e luftimeve, në një përpjekje për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës humanitare.

Dokumenti gjithashtu thekson kërkesën për “lirimin e menjëhershëm, dinjitoz dhe të pakushtëzuar” të të gjithë pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze.

Ky do të jetë votimi i parë i Këshillit të Sigurimit mbi këtë çështje që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara përdorën veton për të bllokuar një projekt-rezolutë të ngjashme, që kërkonte ndaljen e luftimeve.