Komiteti për Punë të Jashtme në PE shtyn votimin për raportin e RMV-së

04.06.2025 14:19

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian...

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian shtyu votimin për miratimin e projekt-raportit për vendin për datën 24 qershor.

Siç tha Tomas Vaic, raportues për Maqedoninë e Veriut në PE, kërkesa bëhet me qëllim që t’u japë eurodeputetëve, veçanërisht atyre nga grupet parlamentare të krahut të djathtë, konservatorëve dhe reformistëve evropianë, mundësinë për të përditësuar regjistrat e tyre të lobimit. Vaic tha se ai qëndron absolutisht pas dokumentit.

“Ky është një raport i Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian. Ky raport nuk ka qëllim dhe nuk synon të zgjidhë çështjet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ne e dimë se bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe, le të themi, për sundimin e ligjit, trajtimin e komuniteteve minoritare e kështu me radhë. Prandaj, do të doja të kërkoja një shtyrje të votimit për këtë raport deri më 24 qershor.”, - deklaroi raportuesi për RMV-në në PE, Tomas Vaic.

Në mesin e eurodeputetëve, qëndrime, mbështetje dhe kritika për prolongimin e projekt-dokumentit.

“Zotëri Vaic solli vendim për prolongim, për atë që, siç tha ai, grupet e lobit. Nuk kam se çfarë të them. Nuk shoh kurrfarë lobistë.”, - theksoi eurodeputeti, Ivajllo Vajçev.

“Me të vërtetë është arritur rezultat i madh në raport përkundër të gjithë asaj që ka ndodhur kohës së fundit. Më vjen keq për ofendimet nga raportuesit Vajc dhe të tjerëve. Duhet të mos lejojmë që përplasje të jashtme të ndikojnë në punën e Parlamentit.”, - u shpreh eurodeputeti, Amor Sançez.

Drafti i raportit të progresit për vendin thekson nevojën për të ruajtur intensitetin dhe angazhimin për integrimin evropian, njëkohësisht edhe për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Përveç kësaj, draft-dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)