Elhaida Dani ngjitet për herë të parë në skenën e Eurosong
Këngëtarja Elhaida Dani ndodhet prej dy ditësh në Vienë, vendin ku do të mbahet këtë vit festivali më i madh i muzikës Europiane...

Përfaqësuesja shqiptare, ndërkaq, dje ka bërë edhe provat e para në skenën gjigante.
Prova e parë ka të bëjë me vokalin dhe me aspektin skenik, duke iu referuar elementëve skenikë dhe grafikë që do të shoqërojnë këngëtaren më 19 maj.Një pjesë e shkurtër e këtij interpretimi është publikuar në kanalin e Eurovision.
Sipas raportimeve që bën faqja e festivalit, janë vërë re probleme të vogla teknike.
Chris, një prej autorëve të këngës, pohon se Elhaida gjatë minutave të para u ndje e pasigurt, më pas arriti të eliminonte disa probleme që kishin të bënin me dëgjimin e muzikës në vesh, duke fituar shpejt kontrollin.
Shqipëria këndon në natën e parë me datë 19 maj.
