Dimitrieska Koçoska: Rritja në 3.7%, e arritshme
3.4 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto...

3.4 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave preliminare nga Enti Shtetëror i Statistikës, thonë nga Qeveria. Sipas tyre, rritja e PBV-së është tregues për punën dhe përkushtimin në interes të qytetarëve.
“Rritja prej 3 e mbi 3 për qind radhazi në tre tremujorët e fundit është një konfirmim i politikës për stabilizimin e situatës makroekonomike dhe mundësia për të filluar me politika që do të na çojnë drejt përshpejtimit të aktivitetit ekonomik të ekonomisë vendase dhe normave më të larta të rritjes ekonomike. Rritja e parashikuar prej 3.7 për qind është e arritshme për këtë vit dhe do të jetë një motor për arritjen e normave më të larta të rritjes në afat të mesëm dhe do të jetë mesatarisht 4.7 për qind, të cilat do të bazohen në investime, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.”, - deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
Kanë reaguar nga LSDM. Thonë se për gjashtë muajt e kaluara të vitit nuk janë realizuar as 20 për qind e investimeve kapitale, që sipas tyre bëhet fjalë për stagnim ekonomik dhe jo rritje historike.
“Qeveria premtoi një cikël të ri ekonomik dhe sot, në gjysmë viti, ata kanë realizuar më pak se 20 për qind të investimeve kapitale, që është treguesi më serioz se ekonomia, jo vetëm që nuk ka rritje historike, por është në një stagnim serioz. Kjo do të thotë se asgjë nuk po ndërtohet, asgjë nuk po lëviz ekonomikisht. As projekte, as punësim, as zhvillim lokal. I vetmi projekt kapital në këtë moment është korridori 8 dhe 10 i filluar gjatë qeverisjes së LSDM-së.”, - theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Edhe kredia hungareze prej 1 miliard euro është shpenzuar për shërbimet e rregullta të shtetit dhe jo për investime kapitale, thonë nga LSDM. (Armend Murseli, TVM2)
