Maqedoni
Prolongimi i votimit të propozim-raportit, Diplomatët: Fitore për RMV-në, Sofja po zbulohet
04.06.2025 16:01
Shtyrja e votimit të raportit për Maqedoninë e Veriut...

Shtyrja e votimit të raportit për Maqedoninë e Veriut në trupin për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, për diplomatët vendor quhet fitore, ndërkaq ky rast sipas tyre, dëshmon qëndrimin e vërtetë të Sofjes, sepse siç thotë ambasadori Bocevski, problemi i tyre kryesor është gjuha dhe identiteti maqedonas.
Shpreh keqardhje që Parlamenti Evropian lejon sjellje jodemokratike të eurodeputetëve.
“Është e qartë se diplomacia maqedonase mori një fitore të madhe në një betejë të madhe, që pikërisht ka të bëjë me çështjen që nxjerr në pah atë se cili është qëndrimi bullgar. Tani i tërë opinioni evropian mund të shohë dhe të gjykojë se e vetmja gjë që është kontestuese është ekzistimi i gjuhës dhe identiteti maqedonas, vetë ekzistimi i kombit maqedonas, d.m.th. në vitin 2025 një kombit i kontestohet e drejta për ekzistim.”, - deklaroi ambasadori, Ivica Bocevski.
Qëndrim të njëjtë ka edhe ambasadori Zoran Jolevski, i cili sugjeron që të vazhdohet me aspiratat drejt integrimit, pavarësisht asaj që zhvillohet në institucionet e BE-së.
“Veçantia e identitetit maqedonas është reale dhe nuk mundet ta kontestojë askush. Si diplomat supozoj se ata duan të zhvillojnë konsultime shtesë gjatë kësaj periudhe, por ajo që është e rëndësishme është që ne, si vend dhe si rajon, të vazhdojmë me reformat, sepse në fund të fundit, reformat që po bëjmë janë kryesisht për qytetarët tanë dhe që ekonomia jonë të afrohet dhe të bëhet konkurruese me ekonominë evropiane sa më shpejt të jetë e mundur.”, - theksoi ambasadori, Zoran Jolevski.
Kryeministri Mickoski këto ditë ka komentuar rezolutën që duhej të shqyrtohej më 4 dhe 5 qershor, i cili ka ftuar eurodeputetët që të kenë kujdes me qëndrimet e Sofjes, sepse kishte informacione se një eurodeputet bullgar do të kërkonte që para identitetit dhe gjuhës maqedonase të vihet fjala, “aktuale”.
Një ditë më parë, Mickoski tha se është në dijeni se si do të votonin partitë simotra të VMRO-DPMNE-SË në PE, por nuk zbuloi asgjë konkrete. Po ashtu vazhdimisht ka kërkuar ditët e kaluara nga LSDM-ja, që të lobojë në Bruksel për përforcimin e njohjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
