Maqedoni
FRASh me akuza drejt Qeverisë: Vetëm 2 shqiptarë në 205 punësime të fundit
04.06.2025 17:09
Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët të krahut të Arben Taravarit...

Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët të krahut të Arben Taravarit ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, procesit të vazhdueshëm të deshqiptarizimit të administratës publike në Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë për media, FRASh shpreh shqetësimin dhe revoltën e thellë për diskriminimin sistematik dhe të qëllimshëm ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore. Ata fajësojnë drejtpërdrejt edhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, për mosveprim dhe mungesë reagimi ndaj kësaj situate diskriminuese.
“Nga gjithsej 205 punësime dhe avancime të fundit në institucione si Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Dogana, REK Manastir dhe të tjera, vetëm 2 shqiptarë janë punësuar apo avancuar, në krahasim me 203 maqedonas. Ky disproporcion, sipas FRASh-it, është tregues i qartë i një politike të dirigjuar për të zbehur përfaqësimin shqiptar në administratë.”, - reaguan nga FRASh.
