Botë
Zelenski: Rusia duhet të ndjejë kostot e agresionit
04.06.2025 17:47
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës...

Zelenski theksoi përsëri nevojën për sanksione të ashpra ndaj Moskës për ta detyruar atë të negociojë për paqe. Ai tha se Rusia duhet të fillojë të ndiejë kostot reale të agresionit të saj.
“Vendosmëria e qartë e Rusisë për të vazhduar luftën, e demonstruar si nga sulmet, ashtu edhe nga deklaratat, është një argument i fortë për sanksione të reja. Putini nuk po e ndryshon sjelljen e tij, sepse nuk ka pasoja për veprimet e tij. Rusia duhet të ndiejë se çfarë është lufta dhe të pësojë humbje.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Ndërkohë, autoritetet ruse njoftuan se Ura e Krimesë ishte rikthyer në funksion pas sulmit ukrainas me eksplozivë nënujorë. Kina i bëri thirrje Kievit të përmbahet nga sulmet ndaj objektivave civile.
FITORE DEMOLLI
