Misajllovski merr pjesë në takimin ministror të NATO-s në Bruksel
05.06.2025 10:39
Samiti i NATO-s në Hagë...

Samiti i NATO-s në Hagë, mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i parandalimit dhe mbrojtjes do të jenë tema kryesore të takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Maqedonisë, Vlado Misajlovski.
Takimi do të fillojë me një mbledhje të Këshillit Veriatlantik në të cilin ministrat do të bisedojnë për përgatitjet e Samitit në Hagë që duhet të mbahet nga data 24 deri më 26 qershor dhe për shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa sipas njoftimeve, do të merren edhe vendime të rëndësishme për përmirësimin e parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s.
