Trump nënshkruan vendimin për ndalimin e udhëtimeve në SHBA nga 12 vende
Trampi ua ndalon 12 vendeve hyrjen në ShBA Trampi ka vendosur një ndalim hyrjeje...

Trampi ua ndalon 12 vendeve hyrjen në ShBA Trampi ka vendosur një ndalim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara për 12 vende: Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se ndalimi synon të mbrojë vendin nga “terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare”. Trampi vendosi gjithashtu të kufizojë pjesërisht hyrjen e qytetarëve të 7 vendeve: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela. Kufizimet, thekson shënimi i Shtëpisë së Bardhë, vlejnë si për emigrantët, ashtu edhe për jo-emigrantët.
Vendimi përfshin përjashtime për banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit ekzistues të vizave, kategori të caktuara vizash dhe individë, hyrja e të cilëve i shërben interesave kombëtare të ShBA-së. Trampi njoftoi gjithashtu se ka ndaluar vizat për studentët e huaj në Harvard. Universiteti i Harvardit e quajti urdhrin ekzekutiv të lëshuar dje nga Donald Tramp një urdhër “hakmarrës”.
“Harvardi do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë.”, tha një zëdhënës i institucionit. Në këto kushte, ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Kabello, tha: “Të qenit në Shtetet e Bashkuara përbën një rrezik të madh për të gjithë, jo vetëm për venezuelianët.”
