Maqedoni

BE-ja ndan 7 milionë euro për ekologjinë në Prespë

05.06.2025 12:30

Dita Botërore e Mjedisit u shënua me një projekt shumë të rëndësishëm...

Dita Botërore e Mjedisit u shënua me një projekt shumë të rëndësishëm për rajonin e Prespës, që është trajtimi i ujërave të zeza  duke ndërtuar sisteme kanalizimesh për të ruajtur biodiversitetin rreth Liqenit të Prespës, theksoi ambasadori i BE-së në vend, Mihail  Rokas.
 
Ambasadori Rokas theksoi se projekti kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit.
 
“Sot e shënojmë fillimin e një projekti tejet të rëndësishëm për këtë rajon, i cili ka të bëjë me trajtimin e ujërave atmosferike dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit, që të mund të ruhet diversiteti biologjik rreth liqenit të Prespës,  sepse ky duhet të jetë rajon që do të tërheqë të gjithë turistët që vinë këtu, që kur të vinë ata të jenë të sigurt se mejdisi jetësor është i sigurt. Po ashtu parashihet të trajtohen edhe mbeturinat dhe në mënyrë të tillë ky projekt kontribuon për ruajtjen e ambientit jetësor.”, - deklaroi ambasadori i BE-së në RMV, Mihail Rokas.