Maqedoni
Dita e Ambientit Jetësor: Prespa, në fokus të mbështetjes së BE-së
05.06.2025 14:12
Dita Botërore e Mjedisit në Prespë u shënua me një projekt...

Dita Botërore e Mjedisit në Prespë u shënua me një projekt shumë të rëndësishëm për këtë rajon. Qytetarëve në 6 fshatra do t’u ofrohen qasje në zgjidhje moderne të ujërave të zeza, duke ndërtuar sisteme kanalizimesh për të ruajtur biodiversitetin rreth Liqenit të Prespës, theksoi ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ruajtjen e mjedisit. Po ashtu parashihet të trajtohen edhe mbeturinat, thanë realizuesit e projektit.
“Sot po shënojmë fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm për këtë rajon, i cili ka të bëjë me trajtimin e ujërave atmosferikë dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit, që të mund të ruhet diversiteti biologjik rreth Liqenit të Prespës, sepse ky rajon duhet të jetë tërheqës për të gjithë turistët që vijnë këtu.”, - deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup, Mihail Rokas.
“Me realizimin e këtij projekti do të përfitojmë shërbime më të mira për qytetarët, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe do ta zhvillojmë turizmin në Prespë, sepse Prespa është vendi më i bukur.”, - theksoi kryetari i Resnjës, Jovan Tozievski.
“Programi zhvillues i Kombeve të Bashkuara bashkëpunon me rajonin e Prespës apo zonën në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjen e saj thuaja 2 dekada dhe më vjen mirë që jemi të përfshirë në këtë projekt, si partnerë të komunës.”, - u shpreh përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me 7 milionë euro. Ulja e lëshimit të ujërave të zeza të patrajtuara në liqen do të gjenerojë efekte të rëndësishme pozitive për të gjithë ekosistemin e Prespës.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
