Albright: Kumanova dhe kriza politike prioritete në Maqedoni

14.05.2015 14:30

Ngjarja në Kumanovë dhe drëheqjet e funksionarëve qeveritar kanë ndryshuar prioritetet dhe kursin e politikës në Maqedoni...

Më e rëndësishme për vendin tani për tani nuk janë eurointegrimet dhe çështja e emrit, por rasti i Kumanovës dhe pasojat e saja. Kështu ka vlerësuar ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Sipas saj, është më se e nevojshme të ndërmerret dicka adekuate për të menaxhuar me krizën, të mos lejohet  nje terror tjetër në Maqedoni si dhe të rruhen  raportet ndërtetnike,  ka thënë ish diplomatja amerikane, Albright.

“Kur lexojmë për ngjarjet e fundit në Maqedoni, me të vërtet fakti është bregosës. Përsëri bëhet fjalë për disa grupe me aktivitete ekstreme dhe me ndarje në grupe të ndryshme etnie. Mendoj se më e rëndësishme se gjithcka është që të mos lejohet tensionimi i krizës dhe  njëherit është koha që të ndërrmeret diçka tani dhe jo kur të bëhet  situata më e për shkallëzuar” – tha ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.

Sipas Albright, prania e SHBA-ve në Evropë dhe në  Ballkan është shumë e nevojshme,  në shërbimin  e parandalimit të konflikteve të reja, në  dhënien e kapacieteve dhe resurseve menaxhuese dhe së fundi në shtimin e asistencës në integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ka shtuar Albright, në një konferencë në universitetin Xhons Hopkins në Washington. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)