Botë
Kuvendi i Kosovës, dështoi për të 27-tën herë seanca konstituive
05.06.2025 16:28
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë dështuan...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë dështuan ta përmbyllin seancën konstituive. Sërish opozita nuk votoi për propozimin që të kalohet në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, prandaj kryesuesi e ndërpreu seancën.
Ndërkohë partitë politike sërish fajin e hodhën te njëra-tjetra për dështimin. Ndërsa në prag të Kurban Bajramit pati edhe propozim që të pritet kurban, me shpresë se do të gjendet zgjidhje për tejkalimin e bllokadës.
