Maqedoni

BDI shënoi 23 vjetorin e themelimit

05.06.2025 20:40

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ftoi VLEN – in që të braktisë qeverinë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ftoi VLEN – in që të braktisë qeverinë duke ndjekur hapat e kreut të ASH-së Arben Taravari, pas defaktorizimit të shqiptarëve në institucione si dhe politikave antishqiptare kundrejt Marrëveshjes së Ohrit.
 
Vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me lokalet sipas Ahemtit do të jenë rrugëdalja drejt një stabiliteti të qëndrueshëm politik. Ahmeti siguroi se Fronti është kompakt dhe në komunikim të vazhdueshëm për përpilimin e një strategjie të fuqishme të zgjedhjeve lokale.
 
“Këta të tanët te menza e studentave bëjnë mirë të ndjekin shembullin e Arben Taravarit. Kur e pa ai se si degradohet çështja shqiptare, kur e pa ai se çfarë gozhdash rë arkivolit I vendosin Marrëveshjes së Ohrit, institucionet që bashkëpjesëmarës që janë edhe të tanët aty, ai e brakstisi dhe ka bë mirë, bëjnë mirë që edhe që qëndruan aty, edhe ata të mos bëhen pjesë e e hijes së zezë të historisë më të re të shqiptarëve”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.