BERZH: Maqedonia me rrijte më të madhe në rajon, faktor rreziku kriza politike

14.05.2015 14:37

Ekonomia e Maqedonisë sivjet sipas parashikimit më të ri të Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) do të ketë rritje prej 3,5 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3,7 për qind...

Ky institucion ndërkombëtar financiar parashikon rritje më të madhe të ekonomisë së Maqedonisë në rajon edhe për këtë vit, edhe për vitin e ardhshëm.

"Në vendet e Ballkanit Perëndimor, ekonomia e Maqedonisë vazhdon të rritet me shkallën më të lartë në rajon. Këtë vit BPV-ja pritet që të rritet për 3,5  për qind dhe edhe 3,7 për qind për vitin 2016", citon BERZH në raportin për perspektivat evropiane rajonale.

Sipas BERZH-it, rreziqet nga rritja e ulët  kryesisht dalin nga mospajtimet e brendshme politike.

EBOR parashikon rritje të BPV-së në Shqipëri dhe në Bosnjë e Hercegovinë  për këtë vit  2,5 për qind, ndërsa për vitin e ardshëm tre, në Kosovë rritje prej 2,5 për qind sivjet dhe 3,5 për qind vitin e ardhshëm, Serbi 0,3 për qind sivjet dhe 1,8 për qind vitin e ardhshëm. Projeksioni për Bullgarinë për rritje të ekonomisë për sivjet është 1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm 1,5 për qind, ndërsa për Greqinë 0 për sivjet,  ndërsa vitin e ardhshëm 2 për qind.

Sipas raportit të BERZH-it për perspektiva rajonale ekonomike  i publikuar sot, perspektivat ekonomike në Evropën Juglindore përmirësohen, si pasojë e lehtësimit monetar në eurozonë, euros më të dobët, çmimeve më të ulëta të mallrave për konsum të gjerë dhe   vlerës më të madhe të politikave kombëtare.

Pas vitit të vështirë 2014, raporti parashikon rritje mesatare në EJL prej 2,3 për qind në vitin 2015, ndërsa 2,8 për qind në vitin 2016. Megjithatë, shuma e lartë e huave jofunksionale dhe pasiguria në raport me Greqinë, paraqesin rrezik të dukshëm për vendet në rajon.

Raporti i BERZH-it për perspektivat ekonomike rajonale parashikon stagnim të përgjithshëm në vitin 2015, në të gjitha 35 vendet e përfshira në raportin dhe rritje të dobët prej vetëm 1,4 për qind në vitin 2016. Por, siç theksohet në raport, këto pespektiva i mbulojnë diferencat e mëdha rajonale.

"Kjo është imazh i shumëllojshëm", thotë ushtruesi i detyrës ekonomisti kryesor i BERZH-it, Hans Peter Lakens. Përfundimisht, sipas tij, ekziston hapësirë për optimizëm, sidomos në vendet, të cilat janë ngushtë të ndërlidhura me Eurozonën. Por, recesioni në Rusi është shkak për shqetësim në shumë ekonomi tjera.