Maqedoni
“Kurban Bajrami”, festohet në lagjet e Shkupit
06.06.2025 14:42
Besimtarët islam sot festojnë festën e kurban bajramit...

Besimtarët islam sot festojnë festën e kurban bajramit, e cila fillon me faljen e namzit të bajramit. këtë festë e karakterizon therrja e kurbanit si dhe vizitat familjare. më të gëzuar janë fëmijët të cilët vizitojnë të afërmit dhe fqinjët për të përcjellur urimet e bajramit.
“Jemi shumë të lumtur, kemi gëzime, ne fëmijët dojmë të mbledhim sheqere, kemi shku te halla, shum”, u shpreh fëmija.
“Kemi kaluar shumë mirë, menxi e kemi prit me ardh bajrami,me shku me bë bajram me mbledh sheqera”, theksoi fëmija.
“Kam qenë te halla ,tezja te familjarët, Po”, u shpreh fëmija.
“Gëzuar kurban bajramin”, theksoi fëmija.
“Shumë ditë e mirë e bukur se kam shkuar ti vizitoj familjen kam dalur me shokë,ishte kënaqësi”, u shpreh fëmija.
“Festa e bajramit,shumë mirë ,po kemi qenë te halla ,te gjyshja ,tezja dhe daja”, theksoi fëmija.
“Sot për festën e kurban bajramit po kaloj shumë mirë ,po isha tek tezja, daja dhe tek halla”, u shpreh fëmija.
“Shumë mirë,isha te tezja ,halla gjyshja dhe daja”, theksoi fëmija.
“Kam dalë me shoqet ishim të bëjmë bajram,jam kënaqur shumë dhe jam e lumtur”, u shpreh fëmija.
Kurban Bajrami është më shumë se një festë, është një moment reflektimi, falënderimi dhe dashurie për njëri-tjetrin. Është koha kur familjet bashkohen rreth tryezës, kur zemrat hapen për ata që kanë më pak, dhe kur shpirti njerëzor arrin kuptimin më të thellë të sakrificës dhe ndarjes.
Kjo festë e bekuar na rikujton rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe unitetit.
VLORA LATIFI TOPOJOANI
