Maqedoni

Fundjavë e nxehtë, sinoptikanët parashikojnë freski nga e hëna

06.06.2025 15:00

I nxehti përvëlues, temperatura të larta ditore dhe mbrëmje...

I nxehti përvëlues, temperatura të larta ditore dhe mbrëmje me më shumë lagështi. Kështu do të jetë moti gjatë kësaj fundjave. Sinoptikanët paralajmërojnë të djelë të nxehtw, ku temperaturat ditore do të arrijnë deri më 38 gradë celsius. Ndryshimi i motit dhe temperatura më freskuese pritet nga pasdita e së hënës, thonë ata. 
 
“Edhe gjatë ditëve të kësaj fudjave do të mbizotrojë mot shumë i nxhetë, me temperatura ditore prej 29 deri më 38 gradë celsius. Të dielën presim të kemi ditën më të nxehtë, por nga ana tjetër parashikojmë që të kemi edhe lagështi të rritur në ajwr, e cila vjen nga mediterani, ku edhe gjatë mbrëmjes të së premtës presim të paraqitet bashkërisht me disa rreshje të herëpashershme, por mbrëmjet me lagështi do të paraqitet brenda orëve të natës edhe gjatë kësaj fundjave”, u shpreh sinoptikanja Julijana Mishkovska Fidanoska.
 
Mjekët apelojnë për kujdesë të shtuar
 
Më të goditur nga i nxehti përvëlues këto ditë padyshim se janë më të moshuarit, të sëmurit kronik dhe fëmijët por edhe të gjithë ata që kanë patjetër tw lëvizin dhe tw kryejnë obligimet e tyre si dhe drejtuesit e automjeteve. Mjekët apelojnë për kujdesë të shtuar gjatë periudhës së përshtatjes së trupit të tyre nga ambienti i jashtëm i nxehtë në ambient të freskuar, pasi që në disa raste mund të shkaktojë alivanosje dhe plogështi.
 
“Ndryshimet e temperaturave kur jemi duke qendruar gjatë kohë brenda në ambiente të freskuara, dhe jashtë në të nxehtë, ky është ai momenti kur nuk kemi akomodimin e duhur të trupit ndaj këtyre ndryshimeve, për atë arsyje edhe alivanosjet po ndodhin. Njëherit gjatë kësaj periudhe të motit të nxhetë, poashtu është ulur përqendrimi i drejtuesëve të automjeteve, këtu përveç kësaj, drejtuesit e automjeteve përjetojnë shok të madh temperaturësh kur dalin jashtë pasi tw kenw qwndruar në automjete të kondiciunuara”, theksoi Aleksandra Pejkovska nga ndihma e shpejtë.
 
Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet, të konsumojnë më shumë lëngje duke qendëruar në një ambient mesatarisht të freskët, pa krijuar diferencë të madhe të temperatrave të brendshme me atë të jashtme. 
 
REXHEP QAMILI