Ahmeti : Destabilizimi i vendit, nuk është në interes të shqiptarëve
14.05.2015 14:39
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me Përfaqësuesin Special të OSBE për Ballkanin Perendimor, Ambasasorin Gerard Stoudman si dhe Komisaren e Lartë për të drejtat e Komuniteteve, Astrid Thors...

OSBE shprehu shqetësim për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend si dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.
Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.
Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë interes i askujt.
