Botë
Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshet kryesore
06.06.2025 15:54
Me mijëra besimtarë u mblodhën herët në mëngjes...

Me mijëra besimtarë u mblodhën herët në mëngjes, në bulevardin dëshmorët e kombit për të falur namazin e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, përcolli mesazhin e unitetit, dashurisë dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
Mesazhe për më shumë dashuri mes njerëzish, përcollën edhe besimtarët.
Kjo festë kremtohet anembanë Shqipërisë, ky pjesa dërrmuese i përkasin besimit mysliman.
Besimtarët jo vetëm që falën namazin, por edhe ndanë mishin e kurbanit me familjet në nevojë, duke manifestuar vlerat themelore të bashkimit, mëshirës dhe humanizmit që përfaqëson Kurban Bajrami.
LULJETA NDOKA
