Kulturë

Maqedonia në edicionin e 68-të të Festivalit të Filmit në Kanë

14.05.2015 14:45

Agjencia e Filmit të Republikës së Maqedonisë për të gjashtën herë në bashkëpunim me paviljonin e vendeve nga Evropa Juglindore...

Agjencia e Filmit të Republikës së Maqedonisë për të gjashtën herë në bashkëpunim me paviljonin e vendeve nga Evropa Juglindore prezantohet në Marketin e filmit në edicionin e 68-të të Festivalit të Filmit në Kanë që mbahet prej datës 13 e deri më 24 maj.

Gjatë këtyre ditëve, Agjencia do ta promovojë kinematogorfinë e Maqedonisë me produksionin më të ri të filimit, Maqedonia si destinacion për xhirim të filmave ku me të drejtën e kthimit të mjeteve në vlerë prej 20 për qind duhet të tërheqin produksionet e huaja të xhirojnë filma, mundësitë për bashkëproduksionin, promovimi i festivalve të filmit të Maqedonisë dhe projekte të tjera nga fusha e veprimtarisë së filmit.

Këtë vit Republika e Maqedonisë e feston 110 vjetorin nga krijimtaria e Filmit dhe veprimtaria e vëllezërve Milton dhe Janaki Manaki.

"Producers on the move"  është platformë për lidhjen e producentëve në organizatën "European Film Promotion", e cila mbahet në nivel vjetor dhe paraqet vend takim për realizim të kontakteve me profesionalist të filmit dhe bashkëpunim të mundur me produksioinet në projektet aktuale, njoftoi Agjencia e Filmit të RM-së./mia