Marshi i nëntë me rradhë “Për engjëjt” në Koçan

07.06.2025 15:29

Familjarët e viktimave në Koçan protestojnë sërish...

Familjarët e viktimave në Koçan protestojnë sërish. Tubimi “Marshi për engjëjt”, i kushtuar viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls”, është një vazhdim i thirrjes publike për drejtësi, përgjegjësi dhe kujtim për 62 të rinjtë që humbën jetën dhe afro 200 të plagosurit, në një nga tragjeditë më të rënda civile në historinë e re të Maqedonisë. Marshi nisi nga Parku i Revolucionit, duke kaluar  pranë Komunës dhe stacionit policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Publike në Koçan.

Edhe këtë herë, pjesëmarrësit në heshtje, me fotografi, qirinj dhe pankarta, kërkojnë përgjigje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë, një proces që, sipas familjarëve, ende mungon. (Armend Murseli, TVM2)