Koçani proteston, marshi i nëntë me rradhë kushtuar viktimave

07.06.2025 21:08

Familjarët e viktimave në Koçan...

Familjarët e viktimave në Koçan protestojnë sërish. Tubimi “Marshi për engjëjt”, i kushtuar viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën “Puls”, është një vazhdim i thirrjes publike për drejtësi, përgjegjësi dhe kujtim për 62 të rinjtë që humbën jetën dhe afro 200 të plagosurit, në një nga tragjeditë më të rënda civile në historinë e re të Maqedonisë.

Marshi nisi nga Parku i Revolucionit, duke kaluar  pranë Komunës dhe stacionit policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Publike në Koçan.

Edhe këtë herë, pjesëmarrësit në heshtje, me fotografi, qirinj dhe pankarta, kërkojnë përgjigje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë, një proces që, sipas familjarëve, ende mungon.

“Dikush që ka qenë para 5 vjetëve, 10 vjetëve ka bërë lëshime, funksionarë aktual duhet të bartin përgjegjësi në bazë të çkahit çfarë është e kontrolluar, kush është kontrolluar, dikush para 2, 3 apo 5 vjetëve ka bërë lëshime, tani ky para dy muajve apo tre nëse ka punuar në gjysëm prej asaj që duhej nuk do të vinte deri tek ky rast. Gjithçka është bërë për para, mito, korrupsion se përndryshe nuk do të vine që fëmijët tanë të pafajshëm të përfundojnë në këtë mënyrë”.

“Nga procedurat paraprake të cilat i kemi parë në shtetin tonë mendoj se vështirë”.

“Fëmijët tanë kanë humbur jetën me të 16-tin. Me të 16-tin ju të tretë të jepni dorëheqje, ndërsa ua lë juve që ju ta zgjidhni muajin” – thanë disa nga protestuesit.

Marshi i radhës është paralajmëruar për të shtunën e ardhshme, me shpresën se çdo hap do të çojë drejt së vërtetës dhe përgjegjësisë. (Armend Murseli, TVM2)