Regjistrimet në fakultete, nxënësit e shkollave të mesme, ardhmërinë e shohin në vendin tonë

08.06.2025 13:36

Pas mbarimit të shkollës së mesme...

Pas mbarimit të shkollës së mesme, nxënësit po përgaditen për tu regjistruar në fakultete. Nxënësit e anketuar nga TVM2 thonë se të ardhmen e shohin në vend, edhe përkundër standardit të ulët jetësor, ata nuk dëshirojnë të ikin jashtë vendit.

“Besoj që në fakultetin e Kirilit, për mjekësi të përgjithshme, po patjetër që po, sepse ka shumë nevojë për ne. Sepse më ka pëlqyer mjekësia  dhe e kam dashtë këtë drejtim.”

“Mendoj që do ta vazhdoj drejtimin pedagogjik, besoj që po për të mirë shpresojmë.”

“Tash në fakultet do të shkoj teknik-juridik, besoj tek “Nënë Tereza” ose tek Univerziteti “Ballkanik”. E kam zgjedhur këtë drejtim sepse si drejtim e dua dhe është profitabil, ka fitim të mirë. Besoj që nuk ka fitime të mëdha si në Europë, por duhet të jetojmë këtu në vend me aq sa janë kushtet e mos ta lëshojmë vendin tonë.”

“Unë mendoj që do të regjistrohem në fakultetin e Kirilit për stomatologji. Mendoj që po, nëse kemi motiv, nëse kemi, gjithçka mund të bëhet, nëse e kemi ndokënd që na jep vullnet atëherë mund ti arrijmë të gjitha.”

“Mendoj të regjistrohem në vendin tim, të arrijë ëndërrën time që e kam pasur gjithmonë, të punoj këtu për vendin tim e mos të shkoj jashtë vendit. Kam ndërmend të shkoj në fakultetin e Tetovës, për gjinekologji të regjistrohem.” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Maturantët që të mund të regjistrohen në fakultet, duhet të kalojnë provimin e maturës shtetërore, i cili është kusht për regjistrim në universitetet në RMV.

Si kriter bazë për pranim universitetet e marrin suksesin e provimit të maturës shtetërore, si dhe suksesin e përgjithshëm të arsimit të mesëm.

Disa fakultete mund të zbatojnë provime shtesë për pranim ose testime praktike, sidomos ato në fushën e artit dhe ato të drejtimeve teknike.

Konkurset shpallen në mjetet e informimit publik dhe në uebfaqet e universiteteve, zakonisht në qershor ose korrik para fillimit të vitit akademik. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)