USHT dhe Universiteti Trakya , organizuan Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive
Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit Shtetëror të Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Trakya organizuan "Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive" në Edrene të Republikës së Turqisë...

Në emër të USHT-së pjesëmarrësit në Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive, i përshëndeti dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së, Prof. dr. Hajri Ziba. Sipas tij, ky aktivitet u hap rrugë edhe shumë bashkëpunimeve të reja në të ardhmen.
“Ky Kongres ndërkombëtar, që po organizojmë bashkërisht, Universiteti ynë dhe Universiteti Trakia, gjithnjë e më shumë e intensifikon komunikimin ndërakademik, trajton tema me rëndësi për shkencat sportive, por u hap rrugë edhe bashkëpunimeve të reja dhe realizimit të manifestimeve të përbashkëta shkencore, siç është ky i sotmi, përmes së cilit krijohen mundësi që kuadrot e këtyre dy Universiteteve të përcaktojnë përparësitë dhe mangësitë e mundshme, me qëllimin që shkencat sportive në të ardhme të kenë rritje në cilësinë e veprimtarive mësimore dhe shkencore të këtyre Fakulteteve”, shtoi mes tjerash dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i USHT-së, Prof. dr. Hajri Ziba.
Prodekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së, Doc. dr. Fadil Mamuti njëherit edhe koordinator i Kongresit theksoi se ky aktivitet është i treti me radhë që organizohet mes USHT-së dhe Universitetit të Trakya. Sipas tij, organizime të këtij niveli ka pasur edhe më parë, ku është organizuar një Simpozium Ndërkombëtar i Shkencave Sportive dhe Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Sportive dhe këto evenimente shkencore organizohen në çdo dy vjet.
Në Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive janë trajtuar pesë tema, si: KRK Pënaret dhe Sportet Tradicionale, Edukimi Fizik dhe Sporti, Sporti dhe Shëndeti, Sporti dhe Menaxhimi, si dhe Rekreimi dhe Menaxhimi.
Në këtë Kongres u prezantuan mbi 120 punime shkencore. Nga Fakulteti i Kulturës Fizike i USHT-së kanë marrë pjesë 17 ligjërues me 17 punime shkencore. Në këtë kongres po ashtu kishte pjesëmarrës nga vendeve të ndryshme të Ballkanit, si Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania.
