Konfederata e Organizatave Sindikale nuk druan nga ulja e përqindjes së përfaqësimit
Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë...

Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë konsideron se punëtorit duhet t’i jepet mundësia për të zgjedhur se në cilën sindikatë dëshiron të anëtarësohet. Kryetari i konfederatës, Marijan Risteski, nuk sheh rrezik nga propozimi për uljen e shkallës së përfaqësimit të sindikatave nga 10% në 5%.
“Ne ta formojmë Këshillin ekonomik social, të hymë më tepër sindikata dhe kur të vjen pika për rritjen e minimales, kur të vijnë ligjet në interes të punëtorëve, ju gazetarët jeni këtu, opinioi, atëherë do të shohim se kush si do të reagojë. Sindikata jonë që është në konfederatë së bashku me sindikatën që është në LSM, së bashku negociohet dhe besoni se ka më shumë përftime për punëtorët. Ndoshta jo më të shkëlqyeshmet por megjithatë besimi është më i madh atëherë kur punëtori ka mundësi të zgjedh se ku të anëtarësohet.” – deklaroi Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marijan Risteski.
Nga kjo sindikatë kërkojnë kushte më të mira për punëtorët, sidomos për të rinjtë, marrëdhënie të rregullt pune, që shpeshherë kjo nuk sigurohet nga kompanitë private. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
