Të lënduarit në tragjedinë e Koçanit do të rehabilitohen në pushimoren “Ponikva”
Pushimorja “Ponikva”, nën pronësi të Ministrisë së Brendshme...

Pushimorja “Ponikva”, nën pronësi të Ministrisë së Brendshme, do të vihet në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që ky objekt të shfrytëzohet për rehabilitim dhe për përkujdesje mjekësore për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit.
“Pushimorja ‘Ponikva’ disponon me 27 dhoma dhe 56 shtretër dhe gjendet në ambient natyror të qetë, që e bën më tepër hapsirë të qëlluar për pacientët që janë në fazë të shërimit, e që ju duhet terapi fizikale. Bëhet fjalë për pacientë që tashmë janë në gjendje stabile, por të cilët kanë nevojë reale për tretman të tutjeshëm, me qëllim që të parandalohen dhe zvogëlohen pasojat afatgjate nga të djegurat, si dhe të gjitha komplikimet e mundshme që lidhen me shërim më të gjatë.” – tha Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Nga qeveria njoftojnë se për momentin po bëhet plani detajues operativ për shpërndarje dhe kujdes të pacientëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ekipeve mjekësore.
Përveç ndihmës mjekësore, ky plan do të japë edhe efekt social dhe psikologjik. Këtë vendim qeveria pritet ta miratojë javën e ardhshme. Këtë vendim ekzekutivi e sheh si masë institucionale, shprehje të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj pacientëve që pësuan nga tragjedia e Koçanit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
