Kandidati për President në Kolumbi qëllohet me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor

08.06.2025 18:51

Kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe Turbay..

Kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe Turbay, është qëlluar tre here me armë zjarri , dy herë në kokë, gjatë një aktiviteti zgjedhor në kryeqytetin Bogota.

Sulmi ndodhi ndërsa ai po fliste në një park përpara një grupi të vogël mbështetësish. Një i dyshuar 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje.

Uribe, 39 vjeç, u transportua me helikopter në klinikën Sante Fe dhe ndodhet në gjendje kritike.

Bashkëshortja e tij u bëri thirrje qytetarëve të luten për jetën e tij.

Partia e tij, “Centro Democrático”, e dënoi sulmin si një kërcënim serioz ndaj demokracisë, ndërsa qeveria e presidentit Gustavo Petro dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, shprehën dënimin e tyre të fortë.

Uribe vjen nga një familje e njohur politike. Nëna e tij, gazetarja Diana Turbay, u vra më 1991 gjatë një përpjekjeje për ta shpëtuar nga rrëmbimi nga karteli i Medellín. Uribe shpalli kandidaturën e tij presidenciale për zgjedhjet e 2026-ës në tetor.