Temperaturat e larta, ISHP apelon: Mos qëndroni në diell deri në ora 17

08.06.2025 20:02

Për shkak të temperaturave të larta...

Për shkak të temperaturave të larta, Institutit i Shëndetit Publik rekomandon shmangjen e qëndrimit në diell prej orës 11:00 deri në orën 17:00, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar, kur ka mundësi.

Rekomandimet kanë të bëjnë për të gjithë qytetarët, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme – persona të moshuar mbi 60 vjet, fëmijë, gra shtatzëna, të sëmurë kronikë, persona me peshë të tepërt, ata me çrregullime mendore dhe qytetarë të cilët janë të nënshtruar në terapi specifike.

ISHP paralajmëron se rreziku nga komplikimet shëndetësore është më i madh te ata që punojnë ose qëndrojnë në vende të hapura gjatë pjesëve më të nxehta të ditës. Paralajmëron se edhe nëse ndonjë person tregon shenja të goditjes nga i nxehti – lëkurë të nxehtë dhe të thatë, sëmundje në stomak ose humbje të vetëdijes, menjëherë duhet të thirret ndihma urgjente mjekësore në numrat 194 ose 112.