Maqedoni

Parashikimi i motit

09.06.2025 11:11

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore për 3 deri në 5°C. Pasdite pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
 
Në Shkup, mot me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite do të forcohet nga drejtimi verior.