Rajon

Kosovë, dështon tentimi i 29 për konstituimin e Kuvendit

09.06.2025 12:21

Ka dështuar për herë të 29-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thelluar edhe më tej krizën politike në vend...

Ka dështuar për herë të 29-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thelluar edhe më tej krizën politike në vend.
 
Edhe në seancën e sotme nuk pati konsensus për formimin e Komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin. Sikurse në seancat e kaluara partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA e Lista Serbe nuk propozuan emra për anëtarë të këtij komisioni.102 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërkaq për formimin e këtij komisioni votuan pro vetëm 53, kundër dhe abstenim nuk pati. Kryesuesi Avni Dehari ndërpriti seancën për të vazhduar me 11 qershor në orën 11:00.