Botë

Forcat izraelite ndalojnë anijen me ndihma për Gazën

09.06.2025 12:40

Një anije me flamur britanik, që transportonte ndihma simbolike për Gazën...

Një anije me flamur britanik, që transportonte ndihma simbolike për Gazën dhe ku ndodhej aktivistja suedeze Greta Thunberg, është ndaluar nga marina izraelite në përpjekje për të çarë bllokadën detare të vendosur ndaj territorit palestinez.
 
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, kishte urdhëruar më herët ndalimin e Madlen-it, duke e cilësuar këtë mision si një “akt propagandistik në shërbim të Hamasit”. Izraeli ka vendosur një bllokadë detare ndaj Gazës që prej vitit 2007, kur Hamasi mori kontrollin e territorit. Bllokada ka vazhduar gjatë gjithë konflikteve të mëvonshme, përfshirë luftën aktuale që nisi pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë mbi 1,200 persona. 
 
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mbi 2 milion banorë të Gazës po përballen me rrezikun e urisë masive. Ndërkohë, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka shprehur mbështetje për operacionin e FFC-së, duke u bërë thirrje edhe porteve të tjera mesdhetare që të dërgojnë ndihma dhe solidaritet për Gazën.