Maqedoni
Tetovë, motrave medicinale u vazhdohen kontratat
09.06.2025 13:29
Pas protestave nga motrat medicinale dhe të personeli teknik të Spitalit Klinik të Tetovës...

Pas protestave nga motrat medicinale dhe të personeli teknik të Spitalit Klinik të Tetovës, ata pas takimit të fundit që kanë patur më drejtorin e Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, kanë arritur ti vazhdojnë kontrata e punës deri në fund të vitit, por thonë se ky nuk është qëllimi i tyre deri sa ata të marrin vendim të përhershme, dhe të drejtat e tyre do i kërkojnë edhe në Ministëri të Shëndetësisë.
“Do kemi vazhdim të kontratave deri në muajin e 12-të,kjo është një plus për ne. Por tha se për kërkesën e parë dhe më të rëndësishme të drejtohemi drejt Ministrisë së shëndetësisë.”, u shpreh një motër medicinale.
“Problemi është se ende për vendime nuk kemi informatë të saktë. Drejtori tha se për tek un nuk jeni, dhe nuk japë unë vendime, do të duhet të kaloni në ministri, nuk japë unë vendime ministria vendosën. Në do vazhdojmë edhe në ministri të kërkojmë drejtat tona.”, u shpreh një motër medicinale.
Nga ana tjetër drejtori i Spitalit të Tetovës Agim Berisha, tha se vendimet nuk janë në dorë të tij,dhe për momenti janë vazhduar kontrata. Berisha, pert që me zgjedhjen e ministrit të ri në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të zgjidhet problemi.
“Ashtu janë ato të artikuluar dhe ne nuk kemi hapësirë për ti ndryshuar, kontrata ashtu janë, Kontrat në vepër. Pa tjetër do vazhdojmë të kërkojmë vendime se kështu nuk mund të vazhdojnë, pasi tani edhe intencat e qeverisë së re ka qenë që të hiqen këta kontrata të mbarojnë më dhe te sistemohen njerëzit me vendime pune.”, tha drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Agim Berisha.
Përndryshe, në Spitalin Klinik të Tetovës, ka mbi 140-të motra medicinale bashkë me personel teknik që janë me kontrata të punës, prej tyre ka edhe mbi 13 vite që përveç rrogës që marrin nën atë minimale nuk ju paguhet as kontributi shëndetësor e as ai pensional.
VISAR SADIKI
