Maqedoni
Prokuroria: Zgjerohet hetimi për zjarrin në “Puls”
09.06.2025 13:39
Hetimi për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit është zgjeruar edhe me një person tjetër...

Hetimi për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit është zgjeruar edhe me një person tjetër. Pronari i agjencisë për siguri dyshohet për krime të rënda kundër sigurisë publike. Gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova se klubi është siguruar gjatë vitit 2025 pa kontratë me pronarin e diskotekës së Koçanit. Sigurimi privat, së bashku me të dyshuarit e tjerë, nuk kanë bërë më parë një vlerësim sigurie dhe një plan sigurie, thonë nga Prokuroria.
“Pa kontrolluar kushtet e mbrojtjes nga zjarri dhe rrezikun nga zjarri, pa kryer një inspektim në lidhje me kushtet e sigurisë në kabare në aspektin e pronës dhe njerëzve, veçanërisht në aspektin e rrezikut dhe mundësisë së evakuimit, gjatë mbrëmjes kur shpërtheu zjarri, ata nuk kontrolluan dhe mundësuan hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk u kujdesën për mbipopullimin e kapacitetit për vizitorët në objekt, nuk penguan futjen dhe përdorimin e substancave shpërthyese - mjeteve piroteknike nga anëtarët e grupit muzikor, me të cilat u shkaktua zjarri.”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
Me urdhër të gjykatës është kryer një kontroll në dy lokacione në Shkup dhe Probishtip, si dhe në makinën e të dyshuarit, gjatë të cilit u sekuestrua dokumentacion i gjerë në lidhje me personin juridik dhe pajisjet elektronike, dhe i dyshuari u ndalua.
Prokurori publik po i kërkon gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Koçanit të caktojë një masë paraburgimi. Në zjarrin në "Puls" vdiqën 62 persona, dhe rreth 200 u plagosën.
FLORIJE BELULI KAMBERI
