Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
09.06.2025 13:52
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,93 % në raport me vendimin e datës 02.06.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 nuk ndryshojnë.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,624 denarë për kilogram.
Nga data 10.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 66,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 38,486 (denarë/kilogram)
