Ekonomi
Plani operativ për punësimin e të rinjëve, shpall dy thirrje publike për vetëpunësim
09.06.2025 14:37
Qeveria, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencionin për Punësim, kanë bërë shpalljen e thirrjes publike për dy masat e vetëpunësimit....

Qeveria, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencionin për Punësim, kanë bërë shpalljen e thirrjes publike për dy masat e vetëpunësimit, që është pjesë e planit operativ për punësimin e të rinjve për vitin 2025. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, ky program është një prej programeve më të mëdha të mbështetjes ekonomike për të rinjtë. Plani mbështetet nga një buxhet rekord prej 40 milion euro, e që është për 7,5 milion euro më shumë sesa në vitin e kaluar. Sipas Ministrit të Ekonomisë Besar Durmishi, plani operativ, nuk përfaqëson vetëm shifra, por aspektin real, sepse në të do të përfshihen plotë 16 mijë qytetarë.
“Masa e parë është e dedikuar për personat mbi 29 vjeç, dhe parashikon mbështetje financiare prej 430 mijë e 500 denarë për themelimin e një biznesi të ri. Ndërsa masa e dytë është ndërtuar për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë mbështetje financiare deri më 615 mijë denarë për krijimin e biznesit të tyre. Kategoritë të cilët mund të aplikojnë janë personat e pa-punë të regjistruar në Agjencionin e Punësimit.”, tha ministri i ekonomisë, Besar Durmishi.
Ndërsa drejtori i Agjencis për Punësim tregoi se aplikimi do të kryhet në 30 Qendrat e punësimit.
“Procesi i aplikimit veç më ka filluar, dhe po kryhet në 30 qendrat e punësimit, dhe është planifikuar të zgjasë nga sot deri më 20 Qershor të këtij viti. Programi gjithashtu nxitë krijimin dhe shpërndarjen e barabartë të subjekteve ekonomike në vend në të gjitha 8 rajonet planore të shtetit. Mbështetja e sipërmarrësve të suksesshëm në krijimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla do të nxisë gjenerimin e vendeve të reja të punës. Ndërsa procesi i përzgjedhjes do të realizohet në disa faza dhe synon të mbështes idetë dhe planet më të mira të biznesit që qojnë në rezultate të qëndrueshme.”, tha drejtori i agjencisë për punësim të RMV, Selatin Beluli.
Të dyja masat përfshinë trajnime për sipërmarrje, përgatitje të planit të biznesit si dhe mentorim për një periudhë 6 mujore. Ideja sipas Ministrisë së Ekonomisë është stimulimi i sa më shumë të rinjve, dhe kjo nuk do të jetë vetëm ndihma financiare, por investim në potencialin e të rinjëve. Në këto masa përjashtohen veprimtaritë si lojërat e fatit, veprimtaria e taksive, veprimtaria bujqësore, veprimtari të sigurimit.
FITMIM KRYEZIU
