Rajon
Kuvendi i Kosoves, dështoi për të 29-tën herë konstituimi i Kuvendit
09.06.2025 15:18
Dështoi edhe vazhdimi i 29-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës...

Dështoi edhe vazhdimi i 29-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sërish propozimi I Kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari të kalohet në votim të fshehtë, por partitë opozitare PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe nuk votuan as për as kundër e as të përmbajtur, prandaj kryesuesi e ndërpreu seancën për ta caktuar vazhdimin e sajë pas 48 orësh. Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, theksoi se konstituimi i Kuvendit nuk është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes, por e gjithë spektrit politik.
“Të drejtën për të propozuar kryetarin e kuvendit e ka Lëvizja Vetëvendosje si subjekti i pare me më së shumti vota në zgjedhje prandaj askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi preferencat individuale, apo të subjekteve tjera politike. Ne nuk përcaktojmë emra të partive të tjera përndryshe edhe ne mund të themi jo për nënkryetarë Kujtim Shala por Arben Gashi.”, u shpreh kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri përgjejgësinë për mos konstituimin e kuvendit edhe pas 29 përpjekjesh e shohin te Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne besojmë se vendit i duhet sa më pare jo vetëm kuvendi por edhe qeveria e re. Ka aq shumë punë të cilat presin për tu bërë, ka aq shumë sfida kërkesa e nevoja të qytetarëve të cilat na kanë votuar për tu marrë e ballafaquar e për ti zgjidhur ato, dhe nuk ka asnjë arsyetim më tej që për shkak të kënaqësisë politike të z. Kurti dhe VV-së me insistimin e tyre për ta bërë kryetare të kuvendit Albulena Haxhiun pa i pasur votat, për here të parë në historinë e re të Kosovës pa shumicë parlamentare, kjo situate nuk duhet të vazhdoj më tej.”, u shpreh kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
“Njëzet e nëntë here jemi ftu, kur partia e pare e ka shfrytëzuar të drejtën sipas rezultatit të 9 shkurtit me propozu, por nuk është e mjaftueshme me propozu kur je i pa mjaftueshëm me zgjedh. Atëherë kërkohet me pas vullnet politik me gjet mundësin e me mbështet, ata e kanë propozuar zonjën e kanë shtyrë në zjarr dhe tash thonë eja votoje se procedura është kështu, kështu nuk zgjidhen problemet.”, u shpreh nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri.
Përgjegjësia e konstituimit të institucioneve bie mbi deputetët e partive shqiptare thotë deputeti i bashkësisë serbe në Kuvendin e Ksoovës Nenad Rashiq.
“Besoj se komuniteti shqiptar në këtë rast përfaqësuesit shqiptar e kanë më shumë përgjegjësinë për themelimin e institucioneve se sa ne si pakica që jemi këtu.”, tha kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.
Para fillimit të seancën disa qytetarë organizuan një aksion simbolik për pengimin e deklaratave të deputetëve para mediave, duke kërkuar që ata sa më parë ta përfundojnë konstituimin e kuvendit me zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Avokati Arianit Koci: “Hiç mos u deklaro Daut, të lutem hin brenda.”
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj: “Vazhdo ti protesto.”
Koci: “Po protestoj kjo është protesta ime. Jo spekulime.”
Avokati Arianit Koci: “Gjeni zgjidhjen mos na mbani konferenca.”
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj: “Mos më pengo shkon në punët tua. A po të pengoj unë në punët tua?”
Koci" “Mund të më pengosh lirisht.”
Zemaj: “Nuk je ti aji që më tregon mua a me fol. Nuk je ti që më pengon me fol, jo ti por askush. Kur hiç.”
“Ti thërrasësh tan dhe të bëni kompromise se pa kompromis nuk ka ndryshim. Urojmë ta gjejnë forcën e pajtimit dhe bashkëpunimit, faljes dhe mirëkuptimit për të mirën e vendit tone.”, u shjpreh aktivisti Fatmir Muçolli.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari vazhdimin e 30 të seancës konstituive e ka caktuar për 11 qershor, në orën 11:00.
GYLTENE SINANI
