Maqedoni
Gjykimi për Vanja Gjorceska dhe Pance Zhezhoski, prokuroria shpalos fjalët përfundimtare
09.06.2025 16:23
Prokuroria ka paraqitur argumentet përfundimtare për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit...

Në dhjetë muajt e kaluar gjykim, prokuroria me shpalosjen e shumë provave ka arritur të dëshmojë se të akzuarit janë fajtorë për vrasjen e dyfishtë të 14 vjeçares Vanja Gjorçeska dhe 74 vjeçarit, Pançe Zhezhovski. Kështu u shpreh prokurorja Zhaklina Krstevska - Josifovska, sipas së cilës krime të tilla meritojnë "jo vetëm dënim ligjor, por edhe dënim të thellë moral". Të motivuar nga premtimi i shumave të mëdha parash, të akuzuarit krijuan "një skenar filmi, një plan të tmerrshëm". Prokurorja Krstevska - Josifovska specifikoi edhe kohën e vrasjes së Pançes dhe Vanjës më 22 dhe 27 nëntor 2023.Kështu, 74-vjeçari Pançe Zhezovski nga Velesi u vra rreth orës 11:00, ndërsa 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska midis orës 8:30 dhe 9:30 të mëngjesit.
“Asnjë nga të akuzuarit nuk reagoi si qenie njerëzore pas vrasjes së Pançes për ta ndaluar atë, përkundrazi, ata vazhduan drejt një fëmije të klasës së nëntë me një çantë shpine, një fëmijë që as nuk kishte ëndërruar të gaboj ndaj të akuzuarve... Ata e vranë menjëherë. Asnjë grimë ndërgjegjeje, asnjë fije njerëzimi. Edhe ata janë prindër. Ata vranë një fëmijë të pafajshëm.”, tha prokurorja.
Prokururoria, nuk ka tërhequr akuzën ndaj babait të Vanja Gjorçeskës. Mbrojtja thekson se nuk është ofruar as një dëshmi për përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pret një vendim të drejtë gjyqësor.
“Nuk ekziston as një komunikim, e as çfarë do tjetër që do ta komprometonte babain apo do të tregonte lidhjen me këta njerëz për të cilët gjatë procedurës gjyqësore janë shpalosur dëshmi të mjaftueshme që një mbikëqyrës i thjeshtë mund të sjellë një përfundim se në këtë rast baza e akuzës për përfitim personal qëmoti ka rënë dhe këtu bëhet fjalë për diçka tjetër. Sipas meje për të krijuar frik dhe pasiguri tek popullata, posaçërisht në shkollat fillore.”, u shpreh avokati Vlladimir Tyfegxhiç.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të akuzuarit gjatë gjykimit kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.
FLORIJE BELULI KAMBEI
