Maqedoni
Përfundon viti shkollor, nxënësit shkojnë në pushim veror
10.06.2025 11:21
Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2024/2025 dhe deri më 31 gusht do të jenë në pushim veror....

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2024/2025 dhe deri më 31 gusht do të jenë në pushim veror. Në qershor do të ketë dy regjistrime elektronike për nxënësit e shkollae të mesme. Sipas Konkursit të MASH-it, i pari do të jetë nga ora 12 :00 e datës 14 qershor deri në orën 23:59 të datës 17 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla – më 18 dhe 19 qershor. Me rastin e përfundimit të vitit shkollor Ministrja e Arsimit Vesna Janevska qëndroi në Tetovë ku së bashku me Kryetarin e Komunës së Tetovës Billall Kasami nxënësve u dëshiruan pushim të këndshëm veror.
“Sot është dita e fundit e vitit shkollor dhe unë shfryztëzoj kët rast që t gjithë tua uroj suksesin që kanë arritur këtë vit tiu dëshiroj pushim të këndshëm dhe balanc midis pushimit dhe mësimit të leksioneve t nevojshme , arsimtarët të përgaditen për 1 shattorin . Ministrai e Arsimit këtë verë do të punojë prandaj më 1 shattor të gjithë do të jemi të kënaqur.”, u shpreh Ministrja e Arsimit Vesna Janevska.
