Rajon
Bllokada në Kuvendin e Kosovës, Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
10.06.2025 11:54
Bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës ka aktivizuar presidenten Osmani që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur më këtë çështje....

Bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës ka aktivizuar presidenten Osmani që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur më këtë çështje.
Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Presidentja Osmani i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike.
