Botë
Sulmet ruse godasin Ukrainën
10.06.2025 12:12
Ushtria ruse ka kryer një tjetër sulm masiv me dronë në disa pjesë të Ukrainës....

Ushtria ruse ka kryer një tjetër sulm masiv me dronë në disa pjesë të Ukrainës. Në qytetin jugor ukrainas të Odesës, dy persona mbetën të vrarë pasi sulmet me dronë goditën një ndërtesë banimi dhe disa qendra shëndetësore, përfshirë edhe një spital.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pretenduar po ashtu se 13 persona janë plagosur si pasojë e këtij sulmi.
Një sulm është kryer edhe në drejtim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke plagosur të paktën katër persona dhe duke dëmtuar pjesë të mëdha të 7 prej 10 distrikteve të qytetit. Sipas Zelenskit Rusia kishte lëshuar afro 315 dronë brenda një nate në mbarë vendin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, në bisedën telefonike të disa dite më parë me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ishte zotuar se do të hakmerrej lidhur me sulmet. Moska dhe Kievi u rikthyen në tavolinën e bisedimeve për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh, por përveç një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm.
