Botë
Austri, 10 të vrarë nga të shtënat në një shkollë
10.06.2025 12:49
Disa persona kanë mbetur viktima të një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit....

Dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit.
I dyshuari, një ish-student 22-vjeçar që mbante dy armë, një pistoletë dhe një pushkë qëlloi në drejtim të nxënësve dhe mësuesve në shkollën BORG Dreierschützengasse.
Policia tha se disa persona ishin plagosur rëndë, përfshirë nxënës dhe mësues, ndërsa autori i krimit besohet se ka qëlluar veten dhe është gjetur i vdekur në tualetin e shkollës. Policia tha se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.
