Maqedoni
Dibra solidarizohet me Kumanovën, nisen ndihmat e para
14.05.2015 15:58
Qytetarët dibranë janë organizuar për t’ju dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara gjatë ndodhive të fundjavës në “Lagjen e trimave “ në Kumanovë...

Nga Dibra në kUmanovë ka mbërritur sot një kamion me 28 tonë ndihma ushqimore të mbledhura nga Vullnet Kërkuti në përkrahje të një numri të konsiderueshëm afaristësh dibranë.
Prej sot, me moton “Gjithmonë bashkë”, edhe shoqata “Një dollar për Dibrën” dhe një grup qytetarësh, kanë filluar aksionin për mbledhjen e të hollave, shprehet kryetari i kësaj shoqate, Dritan Lleshi.
Aksioni humanitar për të ndihmuar familjet në Kumanovë prej ditës së nesërme, do të vazhdojë në sheshin Skenderbe, ku do të mblidhen mjete në të holla për t’ua dorëzuar familjeve të dëmntuara.
ATLI DEMA
