Maqedoni
AUV: Qytetarët konsumojnë produkte të shëndetshme
10.06.2025 13:47
Në Shkup u organizua forum për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me sigurinë ushqimore....

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), organizuan në Shkup forum për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me sigurinë ushqimore. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Oliver Milanov, thotë se angazhimi primarë i këtij Agjencioni është që të ofrojnë për njerëzit produkte të sigurta ushqimore.
“Kur të flasim për sigurinë e ushqimit, ku marrinë pjesë disa sektorë edhe atë që nga prodhuesit, operatorët e ushqimit, transportimi i produkteve ushqimore, servisimi, me të vetmin qëllim që të kryejmë kontrolle në disa segmente të cilat ofrojnë produkte të shëndetshme të ushqimit, dhe të kujdesemi për shëndetin e banorëve të vendit tonë. Në këto forume marrinë pjesë të gjitha vendet e BE-së, si dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE, ku po shpalosim domosdoshmërinë që disa rregullativa ligjore për sa i përket ushqimit të zbatohen edhe në ligjet tona.”, u shpreh drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov.
Galani: Të investohet më shumë në kërkimet shkencore
Ndërsa Barbara Galani, Drejtoreshë e Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit në EFSA, theksoi mes tjerash, se ky forum do të jetë një ndihmës e madhe për vendin tonë.
“Çdo vend duhet të investojë më shumë në kërkim dhe mbështetje të shkencës, në zbatimin e programeve për të identifikuar rreziqet e mundshme të kontaminimit të ushqimit, duke siguruar trajtimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e sigurt të ushqimit, si dhe duke vendosur masa dhe procedura për edukimin dhe riaftësimin e vazhdueshëm të punonjësve për praktikat më të fundit të sigurisë.”, u shpreh drejtoresha e Sektorit të Komunikimit dhe Partneritetit në EFSA, Barbara Galani.
Nga Agjencioni për ushqim dhe veterinari theksojnë se qytetarët e RMV janë duke konsumuar produkte të shëndetshme ushqimore, por se askund në Botë nuk mund të garantohet 100 për qind se, gjitha produktet ushqimore janë të sigurta. Vetëm gjatë këtij viti 56 tonelata produkte jo të sigurta ushqimore janë parandaluar të futen në vend. Po ashtu për shkak të gripit të shpezëve është sjellur vendim që të ndalohet për import mishi i pulës nga Brazili është futur për shkak të gripit të shpendëve, si dhe është ndaluar importi dhe transiti nga Shqipëria i kafshëve të vogla të gjalla shtëpiake dhe të egra.
FITIM KRYEZIU
