Maqedoni

Përfundoi viti shkollor, Qirezi: Kemi realizuar planprogramin mësimor

10.06.2025 14:06

Përfundoi viti shkollorë 2024/2025 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend....

Përfundoi viti shkollorë 2024/2025 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vend. Drejtoresha e shkollës fillore Adem Jashari në Çair, thotë se ky vit ka qenë i suksesshëm, duke zbatuar detyrat dhe obligimet nga planprogrami mësimor.
 
“Sot përfundoi viti shkollor, dhe përgaditjet e përfundimit siç e shihni dhe atmosferën në të gjithë shkollën. Ky vit që shkoi kemi pasur shumë sfida, dhe jemi munduar ti tejkalojmë me gjithë stafin dhe unë si menaxhere. Shkolla jonë numëron një numër të madh nxënës dhe arsimtarë, me gjitha baticat dhe zbaticat jemi munduar ta plotësojmë planprogramin e vitit shkollor si dhe detyrat dhe obligimet që i kemi ndaj nxënësve dhe ndaj prindërve.”, u shpreh drejtoresha e shkollës “Adem Jashari”, Fitore Qirezi.
 
Nxënësit: Vitin shkollorë e përfunduam me sukses
 
Nxënësit e anketuar shprehen të kënaqur se kanë përfunduar këtë vit shkollor me sukses të mirë.
 
“Unë e mbarova klasën e shtatë ,me sukses shumë të mirë. Jam e kënaqur kemi pasur mësime të lehta.”, u shpreh një nxënëse.
 
“Këtë vit isha e gëzuar sepse mësimet ishin të lehta, nuk kam pasur vështirësi në mësime, këtë vit e mbarova klasën e shtatë dhe më 1 shtator do të filloj klasën e tetë. Lënda ime  e preferuar ka qenë gjuha shqipe.”, u shpreh një nxënëse.
 
“Ky vit shkollor ka qenë një vit i lehtë veçanërisht kemi pasur mësime të rënda, shpresoj që dhe vitin tjetër të kemi suksese.”, u shpreh një nxënëse.
 
“Viti I klasës së shtatë ka qenë vit shumë i mirë, nuk kemi pasur shumë probleme. Lënda ime e preferuar është biologjia dhe në të ardhmen dua të bëhem mjeke.”, u shpreh një nxënëse.
 
Nxënësit do të jenë në pushime verore deri më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator do tu kthehen përsëri në bankat shkollore.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI